Përditësuar për herë të fundit: 15 gusht 2018
English | 中文 | 日本語 | Español | Français | Deutsch | Italiano | Русский | Português | Polski | Nederlands | Čeština
Magyar | Svenska | Bahasa | العربية | தமிழ் | Türk | 한글 | Suomi | Монгол хэл | ไทย | Norsk | Ελληνικά | Slovenský
Shqiptare | Slovenščina | Македонски | Српски | Bosanski | Hrvatski | Montenegrin | Tiếng Việt
Kjo Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave përshkruan praktikat e Caterpillar Inc. (së bashku me Filialet tona, "Caterpillar", "ne," "neve" ose "jona") për mbledhjen e informacionit nga rrjetet e shpërndarjes (duke përfshirë tregtarët dhe subjektet e tyre përkatëse, "Rrjetet e shpërndarjes"), të Filialeve (siç përcaktohet më poshtë) dhe të secilit prej klientëve tanë dhe klientëve të tyre në lidhje me makineritë, produktet ose asetet e tjera dhe vendet e tyre të punës (kolektivisht "Asetet"). Ne i mbledhim këto informacione përmes mjeteve në linjë dhe jashtë linje duke përfshirë: (1) aplikacionet dhe platformat për përdorim në ose përmes kompjuterëve, API-ve dhe pajisjeve celulare; (2) telematikën dhe pajisjet e të tjera tek Asetet, qoftë të prodhuara nga Caterpillar ose nga kompani të tjera ("Pajisjet" së bashku me Aplikacionet, "Ofertat Dixhitale"); dhe (3) Rrjetet tona të Shpërndarjes, prodhuesit e pjesëve, ofruesit e shërbimeve dhe klientët. Sipas përdorimit në këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave, "ju" do të thotë ju individualisht dhe, sipas rastit, kompania ose entiteti që përfaqësoni dhe secili prej punonjësve, agjentëve dhe përfaqësuesve të tij.
Ju duhet ta rishikoni rregullisht dhe me vëmendje këtë Deklaratë për të kuptuar llojin e informacionit që merret, gjenerohet dhe transmetohet nga ofertat tona dixhitale dhe për se e përdorim atë. Duke na siguruar të Dhëna të sistemit, të Dhëna të operacioneve ose të Dhëna personale (secila sipas përkufizimit më poshtë), ju pranoni kushtet e kësaj Deklarate për Përpunimin e të Dhënave, duke përfshirë mbledhjen, përdorimin dhe shkëmbimin e atij informacioni.
LLOJET E INFORMACIONEVE QË MUND TË MBLEDHIM
"Të dhëna personale" janë të gjitha informacionet në lidhje me një individ të caktuar apo që identifikojnë ose mund të identifikojnë një individ të caktuar, siç përshkruhet më tej në Deklaratën e përgjithshme të privatësisë së të dhënave të Caterpillar. Edhe pse kjo Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave përfshin referenca ndaj të dhënave personale për qëllime të qartësisë dhe transparencës, Deklarata e Përgjithshme e Privatësisë së të Dhënave e Caterpillar dhe njoftimi i zbatueshëm i privatësisë për Ofertat tuaja dixhitale, janë mbizotëruese në lidhje me çështjet e përshkruara në ato dokumente, duke përfshirë mbledhjen, përdorimin, transferimin, zbulimin dhe menaxhimin e të dhënave personale. Asnjë pjesë e kësaj Deklarate për Përpunimin e të Dhënave nuk ka për qëllim të modifikojë Deklaratën e Përgjithshme të Privatësisë së të Dhënave të Caterpillar apo ndonjë nga njoftimet e zbatueshme të privatësisë.
"Të dhënat e sistemit" janë informacione që merren, përdoren ose gjenerohen përmes Ofertave dixhitale,
të cilat mund të përfshijnë:
Modelet e përdorimit, duke përfshirë të gjitha informacionet e përcaktuara nga përdoruesi në lidhje me një produkt, të cilat na i siguroni përmes Ofertave dixhitale.
"Të dhënat e operacioneve" janë informacione shtesë që ne mund t'i mbledhim apo t'i sigurojmë në forma të tjera nga Rrjetet e shpërndarjes, të cilat mund të përfshijnë:
Informacioni i mbledhur nga Caterpillar mund të përbëjë njëkohësisht të Dhëna të sistemit, të Dhëna personale dhe të Dhëna të operacioneve ose çfarëdolloj kombinimi të tyre. Nëse dërgoni të Dhëna të sistemit, të Dhëna
të operacioneve ose të Dhëna personale, duke përfshirë të dhënat e Sistemit që mund të lidhen me Pajisje të Aseteve të cilat nuk prodhohen nga Caterpillar, ju na bëni të ditur se keni autoritetin për ta bërë këtë dhe na autorizoni që ta përdorim informacionin në përputhje me këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave.
MËNYRAT E MUNDSHME TË MBLEDHJES SË INFORMACIONIT NGA ANA JONË
Ne dhe ofruesit tanë të shërbimit mund të mbledhim informacione në mënyra nga më të ndryshmet, duke përfshirë:
Nga burime të tjera: Ne mund t'i marrin informacionet tuaja nga burime të tjera, të tilla si bazat publike të të dhënave, partnerët e përbashkët të marketingut, platformat e mediave sociale (duke përfshirë nga personat me të cilët keni lidhje miqësie apo lidhje të ndryshme) dhe nga palë të tjera. Ne mund të mbledhim ose të gjenerojmë informacione nga të dhënat në lidhje me zgjidhjen e problemeve, nga ofruesit e shërbimit tuaj (si analizuesit e lëngjeve dhe inspektorët në terren) ose nga regjistrimet e mirëmbajtjes, inspektimit ose garancisë.
MËNYRAT E MUNDSHME TË PËRDORIMIT TË INFORMACIONIT NGA ANA JONË
Ne mund t'i lejojmë Rrjetet tona të shpërndarjes ta përdorin informacionin e mbledhur për qëllimet e mëposhtme:
Përdorime të tjera:
Për sa u përket të dhënave audiovizuale që përcaktojnë një të dhënë individuale ose fiziologjike për një individ të identifikueshëm, ne do t'i përdorim ato vetëm për t'u siguruar klientëve tanë produkte dhe shërbime, si dhe për të dhënë rekomandime në lidhje me sigurinë, gjendjen e Aseteve, mirëmbajtjen, efikasitetin e vendeve të punës dhe trajnimin e drejtuesve në lidhje me produktivitetin dhe për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.
MËNYRAT E MUNDSHME TË ZBULIMIT TË INFORMACIONIT NGA ANA JONË
Ne mund t'ia zbulojmë informacionet:
Të dhënat mbi vendndodhjen: Ne mund t'i ndajmë informacionet mbi vendndodhjen me Filialet dhe Rrjetet tona të shpërndarjes për t'iu mundësuar atyre që t'ju ofrojnë përmbajtje dhe shërbime të lokalizuara. Në disa raste, ju mund të autorizoheni të lejoni ose të refuzoni përdorime të tilla dhe/ose ndarjen e vendndodhjes së Pajisjes tuaj, por në këtë rast, ne dhe/ose Filialet dhe Rrjetet tona të shpërndarjes mund të mos jemi në gjendje t'ju ofrojmë shërbimet dhe përmbajtjen e zbatueshme.
Ne mund t'i përdorim apo t'i zbulojmë informacionet ashtu siç e gjykojmë të nevojshme apo të përshtatshme: a) sipas ligjit në fuqi, duke përfshirë ligjet jashtë vendit tuaj të banimit; b) në pajtueshmëri me procesin ligjor; c) në përmbushje të kërkesave të ligjshme të autoriteteve publike dhe qeveritare, duke përfshirë autoritetet publike dhe qeveritare jashtë vendit tuaj të banimit; d) në zbatim të kushteve tona; e) në mbrojtje të operacioneve tona ose atyre të ndonjë prej Filialeve dhe Rrjeteve tona të shpërndarjes; f) në mbrojtje të të drejtave, privatësisë, sigurisë ose pronës sonë, dhe/ose të Filialeve dhe Rrjetit tonë të shpërndarjes, tuajat apo të personave të tjerë, ndër të tjera edhe për qëllime të sigurisë së informacionit; dhe g) në përpjekje për ndjekjen e mjeteve juridike në dispozicion ose për kufizimin e dëmeve që mund të hasim.
Informacionet anonime ose të agreguara: Ne mund të përdorim dhe të zbulojmë informacione anonime ose të agreguara (pra informacione që nuk ju identifikojnë juve apo përdorues të tjerë të Ofertave dixhitale) për çfarëdo qëllimi, përveçse kur parashikohet ndryshe në përputhje me ligjin në fuqi.
SHËRBIMET DHE PËRDITËSIMET NË DISTANCË
Siç përshkruhet më tej në Shërbimet në distancë Cat® - Procesi i përditësimit të softuerit për disa softuerë të Product Link™ Telematics dhe Modulit të kontrollit të pajisjeve Cat, në varësi të konfigurimit të Pajisjes dhe Asetit tuaj, ne mund të përdorim të Dhëna të sistemit për të realizuar nga distanca sa më poshtë:
Referojuni Shërbimeve në distancë Cat® – Procesi i përditësimit të softuerit për disa softuerë të Product Link™ Telematics dhe Modulit të kontrollit të pajisjeve Cat për informacione shtesë në lidhje me mënyrën tonë të menaxhimit të përditësimeve në distancë të softuerëve dhe zgjedhjeve tuaja lidhur me përditësimet në distancë të softuerëve.
SIGURIA
Ne marrim masa të arsyeshme organizative, teknike dhe administrative të përpiluara për të mbrojtur informacionin në brendësi të organizatës sonë. Fatkeqësisht, asnjë nga sistemet e transmetimit ose ruajtjes së të dhënave nuk mund të garantojë 100% siguri. Nëse keni arsye të mendoni se bashkëveprimi juaj me ne nuk është më i sigurt (për shembull, nëse mendoni se siguria e llogarisë tuaj është komprometuar), jeni të lutur të na njoftoni menjëherë në përputhje me seksionin "Për të na kontaktuar" më poshtë.
ZGJEDHJET DHE AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
Referojuni Deklaratës së Përgjithshme të Privatësisë së të Dhënave të Caterpillar dhe të gjitha njoftimeve të zbatueshme të privatësisë për t'u njohur me të drejtat dhe zgjedhjet tuaja në lidhje me përdorimin dhe zbulimin nga ana jonë të të Dhënave tuaja personale.
INFORMACIONE TË TJERA TË RËNDËSISHME
Përmbajtjet e palëve të treta: Kjo Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave nuk adreson, dhe ne nuk jemi përgjegjës për i) privatësinë, informacionin ose praktikat e tjera të ndonjë pale të tretë që operon ndonjë faqe interneti apo shërbim në linjë me të cilat lidhen Ofertat dixhitale (p.sh. Aplikacionet tona mund të përfshijnë, për lehtësinë tuaj, një hiperlidhje tek informacionet mbi kushtet meteorologjike në vend të siguruara nga një palë e tretë me të cilën nuk kemi marrëdhënie biznesi) dhe për ii) të Dhënat personale të kontrolluara nga një palë e tretë, siç është furnizuesi, ofruesi i shërbimit ose klienti, edhe nëse këto të Dhëna personale mblidhen ose përpunohen nga Caterpillar. Gjithashtu, përfshirja e një lidhjeje në një Oferte dixhitale nuk nënkupton miratimin e faqes apo shërbimit të lidhur nga ana jonë ose e Filialeve tona.
Transfertat ndërkufitare: Informacionet tuaja mund të ruhen dhe të përpunohen në çdo vend ku operojmë ne apo ofruesit tanë të shërbimeve, dhe duke përdorur një Ofertë dixhitale ose duke na siguruar të dhëna të tjera në përputhje me këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave, ju autorizoni transferimin e informacionit në vendet jashtë vendit tuaj të banimit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku rregullat për mbrojtjen e të dhënave mund të jenë të ndryshme nga ato të vendit tuaj.
Informacionet e ndjeshme: Ofertat tona dixhitale nuk janë të tilla që t'ju kërkojnë të dërgoni Informacione personale të ndjeshme siç janë numrat e sigurimeve shoqërore, informacione që lidhen me origjinën racore ose etnike, opinionet politike, besimin fetar ose bindje të tjera, ose me karakteristikat gjenetike, rekordet kriminale ose anëtarësimet nëpër sindikata. Evitoni të na dërgoni informacione të tilla në ose përmes Ofertave dixhitale apo në forma të tjera.
Rrjetet e shpërndarjes: Rrjetet e Shpërndarjes mund të kenë deklaratat e tyre të privatësisë dhe politikat e tyre të përpunimit së të dhënave. Ju ftojmë t'i rishikoni rregullisht këto deklarata. Deklarata dhe politika të tilla janë specifike sipas tregtarëve përkatës dhe nuk zbatohen për mbledhjen, përdorimin, zbulimin ose menaxhimin e informacionit siç përshkruhet në këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave, në Deklaratën e Përgjithshme të Privatësisë së të Dhënave të Caterpillar dhe në të gjitha njoftimet e tjera të zbatueshme të privatësisë.
PËRDITËSIMET E KËSAJ DEKLARATE PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE
Ne mund ta ndryshojmë këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave. Legjenda "PËRDITËSIMI I FUNDIT" në krye të kësaj faqe tregon datën e rishikimit të fundit të kësaj Deklarate për Përpunimin e të Dhënave. Çdo ndryshim do të hyjë në fuqi pas postimit të Deklaratës së rishikuar për Përpunimin e të Dhënave. Përdorimi i Ofertave dixhitale nga ana juaj, në vijim të këtyre ndryshimeve, do të thotë që ju pranoni Deklaratën e rishikuar për Përpunimin e të Dhënave.
PËR TË NA KONTAKTUAR
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave, jeni të lutur të na kontaktoni në CatDigitalSupport@Cat.com.